Qyteti i Tepelenës ka çelur sezonin turistik. Paraditen e sotme janë zhvilluar disa sesione shkencore për Ali Pashë Tepelenën në pallatin e kulturës ku morën pjesë edhe ministrja e kulturës Kumbaro dhe deputetë të zonës.
Por skandaloz është fakti që për të marrë pjesë në aktivitet është ndërprerë mësimi për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të cilët pas rreth një ore janë urdhëruar të rikthehen në mësim.
Për ndërprerjen e mësimit pritet një reagim nga DAR, apo institucionet e tjera të arsimit pas akuzave nga PD, ndërsa aktivitetet kulturore dhe kulinare do të zhvillohen për gjatë gjithë javës në qytetin e kalasë e cila mban edhe emrin e Ali Pashës.