Lu: Presion për gjyqin “Tahiri” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë para seancës në Apelin e Krimeve të Rënda për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, Ambasada Amerikane jep alarmin për ndikime të mundshme në proces.



Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, ambasadori Donald Lu tha se kemi dëgjuar raportime per presione serioze për këtë çështje. Kemi dëgjuar po ashtu, theksoi diplomati i lartë - per ryshfete qe u janë ofruar gjykatësve.



Bazuar në këto informacione, ambasadori Lu i bën apel medias dhe shoqërisë civile që të monitorojnë seancën e të hënës.



Vendimi sipas diplomatit amerikan, duhet te bazohet vetëm mbi provat e jo mbi presionet. Duhet të jetë një vendim sipas ligjit e jo sipas kërcënimeve të marra. Askush nënvizon Lu, nuk është mbi ligjin.



Kjo deklarate e Donald Lu vjen ne kohen kur ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri ndodhet në arrest shtëpiak i akuzuar për pjesëmarrje në një organizatë të trafikut të drogës.



Tahiri e refuzoi vendimin dhe avokati i tij paralajmëroi ankimimin e saj në Apelin e Krimeve të Rënda. Edhe Prokuroria nga ana e saj, do ta apelojë të njëjtin vendim, por këtë radhë duke kërkuar arrestin me burg për ish-ministrin e brendshëm.

Free Traffic Exchange