Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në orën 19.00, në "Elbasan Arena" do zhvillohet finalja e Kupës së Shqipërisë midis skuadrave të Skenderbeut dhe Laçit.
Në prag të këtij takimi, Policia e Elbasanit ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë e pas aktivitetit futbollistik.
Në këtë kuadër është hartuar një plan i detajuar masash.
Janë angazhuar rreth 200 forca policie të Rendit, Qarkullimit, Shqiponjat, Fnsh e Fierit dhe policia kriminale.
Në hyrje të stadiumit forcat e policis po ushtrojnë kontrolle ndaj tifozërisë për të mos lejuar futjen në stadium të sendeve të forta, mjeteve prerëse, monedhave metalike apo banderolave që nuk lejohen.
Hyrja e tifozerise ka filluar dhe deri tani nuk ka asnjë incident.
Të dyja skuadrat janë shoqëruar nga policia rrugore dhe e rendit dhe aktualisht ndodhen ne stadiumin "Elbasan Arena".
Gjithashtu janë marre masa shoqerimi edhe për albitrat e ndeshjes.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/finalja-e-kupes-se-shqiperise-blindohet-elbasan-arena