Qeveria shqiptare nuk tërhiqet në luftën ligjore për të fituar të drejtë më çështjen e prishjes së pallatit në Vlorë të njohur si kompleksi Jon, çështje e regjistruar në Gjykatën e Strasburgut me emrin Sharxhi dhe të tjerë.
Avokatura e Shtetit ka kërkuar rishqyrtim të vendimit që ka dhënë Dhoma e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, e drejtë e rezervuar me nenin 43 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, e cila në raste të jashtëzakonshme mund t?i kërkojë interpretim për çështje të caktuara Dhomës së Madhe me 17 anëtarë të Strasburgut.
Të hënën në 28 Maj, Paneli i kësaj Dhome do të mblidhet për të vendosur nëse do e marrë në rishqyrtim këtë çështje apo jo, dhe vendimi do të bëhet publik ditën e martë.
Në Janar të këtij viti Gjykata e Strasburgut vendosi t?i japë të drejtë banorëve që iu shemb pallati në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë në vjeshtën e 2013-s nga Inspektoriati i Ndërtimit. Në vendim lihej 3 muaj afat për të dëmshpërblyer pronarët me 14 milionë e 978 mijë euro si kompensim për prishjen e banesave dhe shpenzimet gjyqësore. Nga kjo shumë do të zbritej vlera 3.3 milion euro që qeveria akordoi në vitin 2014 si shpërblim për apartamentet e prishura të tyre.
Tv Klan