Tre automjete janë aksidentuar në autostradën Tiranë-Durrës mesditën e kësaj të diele. Një nga automjetet është përfshirë nga flakët, ndërsa tjetra është përmbysur në rrugë, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Shkak për aksidentin ka qenë një ndalesë e papritur e automjetit të përfshirë nga flakët çka ka bërë që një automjet tjetër, i cili vinte pas tij, në përpjekje për të shmangur goditjen, është përmbysur në rrugë.
Aksidenti solli bllokimin e qarkullimit të automjeteve në autostradë për disa minuta. Policia po heton shkaqet e këtij aksidenti.