Ora News - Protesta e opozitës, procedim penal për 15 persona, asnjë deputet

2018-05-28 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Tiranës ka identifikuar protestuesit e dhunshëm të protestës së një dite më parë dhe ka nisur procedimin ndaj tyre.

Mësohet se nga analizimi i pamjeve filmike ka rezultuar se një grup prej rreth 15 personash kanë krijuar tension dhe kanë goditur efektivët e policisë me rrjetë hekuri, gurë dhe shkopinj tek Ministria e Brendshme dhe përballë Kryeministrisë.

Sipas bluve ata janë proceduar për kundërshtim të punonjësve të policisë, shkelje të lejes për protestë si dhe goditje për shkak të detyrës.

Nga incidentet e djeshme në protestën e opozitë mbetën të lënduar 11 efektiv policie dhe por edhe një gazetar që pas ndihmës mjekësore janë jashtë rrezikut për jetën.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/protesta-e-opozites-procedim-penal-15-persona