Shengjini hap sezonin turistik

2018-05-28 0

Plazhet e Shëngjinit dhe Tales kanë hapur dyert për vizitorët. Përgatitjet janë kryer më herët dhe çmimet këtë sezon janë konkurruese.

Kreu i Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj premtoi se gjithçka do të jetë më mirë se vitin e shkuar ndërsa tha se në pikun e sezonit edhe infrastruktura rrugore do të jetë e përmirësuar.

Në hapjen e sezonit turistik veror, Lezhës iu rikthye edhe Hoteli i Gjuetisë. Rezidenca që i shërbeu ministrit të brendshëm të Duçes, kontit Çiano dhe diktatorit Hoxha më vonë, do te jetë një mundësi më shumë për të pasionuarit e natyrës, dhe gastronomisë së njohur të zonës.