http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për herë të parë ndihma shtetërore franceze, pas prezencës në vendet e Afrikës dhe Azisë, do të zgjerohet në zonën e Ballkanit dhe Shqipëria është destinacioni i parë ku do të nisë punën Agjencia Franceze e Zhvillimit.
Këtë fakt e pohon për Vizion Plus Marie Helene Loison, përfaqësuese e agjencisë. Qëllimi i kësaj strukture është të përmirësojë jetën e popullatës në vendet ku operon, nëpërmjet financimit të projekteve.
?Ne operojmë duke financuar apo edhe duke ofruar garanci, si dhe duke subvencionuar projekte. Vitin e kaluar, në total kemi mbështetur financiarisht një shume qe arrin në 10 mld euro. Por ne jo vetëm financojmë, por mbështesim edhe me ekspertize teknike ne mënyre qe projektet të jenë te plota. Dhe kjo është nje nga pikat e forta te Agjencisë Franceze te Zhvillimit. Financimet tona nisin nga 5 deri në 30 milion euro për projekt.?
Drejtoresha e Departamentit të Mesdheut, thotë se kanë zgjedhur pikërisht Shqipërinë, si shtetin e parë për shkak edhe të marrëdhënieve të mira mes dy vende. Ndërsa zgjerimi do të pasohet edhe me vende të tjera të Ballkanit, pasi problematikat në këtë zonë janë të përbashkëta. Por çfarë projektesh mbështet kjo agjenci?
?Arsyeja e vizitës time ne Shqipëri është te dëgjoja nga qeveria shqiptare, cfare presin AFZH sepse projektet nuk janë te agjencisë. Vura re se ne Shqipëri nevojat ishin te dy natyrave. E para sa i përket rregullimit te territorit, te zhvillimit urban, transportit, ujit dhe energjisë. Dhe e dyta zhvillimit te territorit ne zonat rurale. E di qe ne Shqipëri një pjese e mire e popullsie jeton ne fshat dhe qëllimi ynë është qe te marrin pjese ne projektet qe kane te bëjnë me përmirësimin e jetesës në këtë zonë. Një tjetër nevoje qe kane shfaqur autoret shqiptare është edhe qe te merremi me rininë, me formimin profesional te tyre, si dhe me hapjen e vendeve te reja te punës. Kriteri ynë kryesor në financimin e projekteve është që ato të jenë në përputhje me zhvillimin e qëndrueshëm, që do të thotë të zbatojnë marrëveshjen e Parisit, duke reduktuar efektet serë.?
Qeveria franceze e ka hartuar një draft-marrëveshje dhe ua ka dorëzuar autoriteteve shqiptare. Këto të fundit pasi ta analizojnë, pritet ta miratojnë në parlament, çka i hapet më pas rruge nisjes se punës të Agjencisë Franceze për Zhvillim në vendin tonë