Ora News - Qendra shëndetësore si kasolle

2018-05-28 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në fshatin Ravonik të Korçës, banorët detyrojnë të marrin shërbim shëndetësor në një godinë të ngjashmë me një kasolle.

Godina që nuk ka as kushtet minimale si drita apo ujë është në të tillë gjendje të degraduar për afro 10 vite. Kryeplaku i fshatit Roland Dalipi kërkon ndërhyrje urgjente te qeverisë për riksonstruksionin.

Roland Dalipi: "Për mua është turp që të vij në fshat dhe të shikoj këtë. Shpresoj shumë që të ta mbajnë fjalën për ta rregulluar."

Në kushte të vështira ekonomike, banorët thonë se detyrohen ti drejtohen spitalit të Korçës për të marr një shërbim shëndetësor.

Banor: "Imagjino të kesh nënën ose babain atje të sëmurë. Kur është kohë me shi çfarë bie jashtë, bie edhe brenda. Kush ka makinë shkon në Korçë. Së fundmi kemi ngritur zërin edhe për sjelljen e një infermierje, për një njeri që të jetë këtu në shërbim të komunitetit. Nuk është zgjidhje që të shkosh gjithmonë në Korçë."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/qendra-shendetesore-si-kasolle

Free Traffic Exchange