Report TV - Rama në Panairin e Punës në Berat: Kemi punësuar 10 mijë persona

2018-05-28 4

Kryeministri i vendit ka marrë pjesë në Panairin e Punës që është zhvilluar në qytetin e Beratit, ku bashkëbisedoi me sipërmarrësit.

Në këtë panair përfaqësuesit e biznesit kanë afishuar 300 vende të lira pune të kategorive e profileve të shumëllojshme dhe ku Zyra e Shërbimit Kombatër po bën një punë të mirë, duke mundësuar punësimin real edhe për shumë individë dhe familje të dala prej skemës ekonomike.

Përfaqësuesit e biznesit në panair i shprehën kryeministrit Rama shqëtësimin për mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar.

Në Berat ka një transformim të rëndësishëm të gjithë procesit që zhvillohet nga zyrat e punës. Kemi zyra pune shumë aktive, kanë realizuar objektivat, presim rezultatet e majit, por bazuar në muajin mars dhe prill kur filloi një proces i organizuar me objektiva për çdo zyrë pune dhe me projeksionet e majit, deri tani prekim tavanin e 10 mijë individëve të punësuar vetëm nga zyrat e punës, kështu që objektivi ynë është për 25 mijë të punësuar, vetëm nga zyrat e punës, pavarësisht ç?farë bëhen jashtë këtij procesi, ku kompanitë bëjnë proceset e tyre.

Ky objektiv është i realizueshëm dhe është një objektiv domethënës, për të thënë se kush vërtetë do punë dhe nuk pret në kafe një punë në shtet mund të fillojë një punë.