Vjedhja e Prokurorisë së Durrësit, autorët lanë një provë të rëndësishme

2018-05-28 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Durrësit vendosi masën e sigurisë arrest me burg për dy të arrestuarit për vjedhjen e materialeve hetimore në Prokurorinë e Durrësit në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes.

Të arrestuarit për ngjarjen, janë Artur Isa dhe Besnik Bushi.

Burime nga Prokuroria thonë se këta dy shtetas janë autorët e vjedhjes, pasi akuzat ndaj tyre janë të bazuara me prova shkencore.

Sipas Prokurorisë, autorët kanë lënë gjurmë gishtërinjsh në ambientet e brendshme të institucionit gjatë vjedhjes.

Gjurmët e gishtërinjve janë gjetur edhe mbi serverin qendror dhe atë të kamerave të sigurisë.

Megjithatë, ata kanë deklaruar se nuk njihen me njëri-tjetrin duke mohuar vjedhjen.

Ngjarja ndodhi në orët e para të së enjtes, ku autorët dëmtuan serverin qëndror të prokurorisë së Durrësit dhe morën dokumente hetimore në dosjen e prokurorit Afrim Shehu dhe një oficeri të Policisë gjyqësore.

Mes dokumenteve të vjedhura mësohet se janë shkresa të dosjes hetimore për skandalin e tjetërsimit të tokave në zonën e Ishmit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vjedhja-e-prokurorise-se-durresit-autoret-lane-nje-prove-te-rendesishme

Free Traffic Exchange