Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
300 fëmijë në rrethin e Krujës u identifikuan si braktisës së mundshëm të arsimit, ose jo aktiv edhe kur ata ishin në klasa, që përkthehej në rezultatet të dobëta dhe të pavëmendshëm për të nxënë dije.
Adra Albania një ndër organizatat më të vjetra që operon në Shqipëri punoi me projektin e rikthimit të fëmijëve në shkolla. Kjo do të thotë një shans i dytë për ti dhënë mundësi fëmijëve edukim në vend të braktisjes së mësimit apo përfshirjes në vepra të ndryshme penale.
Altin Rexhepi, Drejtor, ADRA Albania: Zona e Krujës ku ne jemi përqendruar aktualisht është një nga zonat më të vështira, është një zonë e varfër, kemi një prezencë të komunitetit rom atje dhe fëmijët romë janë më të varfër dhe më të prekur në aspektin e edukimit.
Kristi Qendra, menaxhere projekti ?Second Chance?: Vetëm që "Second Chance" do të aplikohej në Krujë. Nuk mund të themi vetëm rastin e fëmijëve që nuk shkojnë në shkollë por ka edhe fëmijë që rezultojnë të regjistruar por kanë braktisje pasive.
Orë kreative, me mjete shkollore-stafi është angazhuar për t'i bërë fëmijët të jenë aktiv.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ne-rrethin-e-krujes-300-femije-u-kthyen-ne-bankat-e-shkolles