Helmohen12 punonjëse të një fasonerie në Durrës. Ngjarja është regjistruar paraditën e e kësaj të shtunë ku punonjëset të një rrobaqepësie në zonën e urës së Dajlanit në Durrës fillimisht kanë ndier gjendje të të fikëti dhe këputje shenja që tregojnë mundësin e ndjonjë helmimi të mundshëm.
Fillimisht kanë qenë dy punonjëse që kanë ndjerë alivani dhe më pas me kalimin e kohës gjendja është shpërndarë edhe tek punonjëset e tjera. Punonjëset e rrobaqepësisë janë dërguar në spitalin e Durrësit për të marrë ndihmën mjekësore. Punonjëset thonë se këtë proces pune e kryejnë prej vitesh dhe nuk janë në gjendje që të thonë shkaktarin.
Nga ana e tij mjeku Gent Kavaja, thotë se nuk kemi të bëjmë me helmim ushqimor por me dicka tjetër që do të mësohet pas përfundimit të analizave të të sëmurave.
Ndërsa njëri prej drejtuesëve të konfederatës së fasonëve kërkon që institucionet ligjore të kthejnë sytë nga kushtet e punës së industrisë së fasonëve që lenë mjaft për të dëshiruar.
Ndërkohë mjekët e spitalit kanë kërkuar përfaqësues nga fasoneria për të marrë informacione për shkaqet e kësaj situate, pasi mund te jenë një sërë arsyesh që çuan në gjendjen shëndetësore të 12 punonjëseve.