Report TV - Shtyn policinë me rrjetë metalike, lëndohet në kokë kryeredaktori i RD Bledi Kasmi

2018-05-28 0

Situata tek Ministria e Brendshme, pasi turma e protestuesve u zhvendos nga Kryeministria për aty, u shoqërua nga tensione dhe incidente me policinë, pasi kordoni i forcave të rendit u godit nga një rrjetë metalike me të cilën u tentua të çahej rrethimi.Në krye të grupit të protestuesve të dhunshëm ishte edhe kryeredaktori i RD, Bledi Kasmi, i cili siç shihet në videon e Report TV, shtyn personalisht barrierën metalike drejt forcave të rendit, për të çarë atë. Në këtë moment ai merr si kundërpërgjigje një goditje me shkop gome nga një efektiv i Forcave Speciale që ndërhyri për t'i sprapsur. Sipas videos një goditje tjetër ka marrë dhe një protestues i dytë.

Pra, Bledi Kasmi nuk ishte në krye të protestës si gazetar, por si protestues aktiv.