Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kjo e shtunë ishte një ditë e zakonshme pune. Por në ndryshim nga ditët e tjera, objektivi kryesor ishte mirëmenaxhimi i protestës së thirrur nga opozita.
Xhafaj u pa të hynte në zyrën e tij rreth orës 09:00 të paradites dhe doli nga zyra e tij rreth 2 orë pasi kishte përfunduar protesta.
Tubimin e protestuesve para godinës së Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme i përcolli dhe dirigjoi nga zyra.
Teksa u largua, Xhafaj nuk pranoi të komentonte rreth protestës por për Ora News tha se do të flasë më vonë.
I shkarkuar tashmë nga tensioni, Ministri përshëndeti dhe gazetaren Keti Banushi, me të cilën ndau një shtrëngim duarsh në shenjë falenderimi për punën dhe raportimin e saj.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/xhafaj-shtrengon-duart-me-gazetaren-e-ora-news-do-flas-me-vone-protesten