Himni zyrtar i FIFA World Cup sapo është prezantuar dhe ne nuk mund të ishim më euforikë, veçse të shijojmë slloganin e ?Live it up?! Zëri femëror që dëgjohet në hitin e kampionatit botëror ?Rusi 2018?, është i yllit nga Kosova, Era Istrefi. Një kombinim me simpatik vështirë se bëhej, 23-vjeçarja bashkë me 3 artistë shumë të njohur, secili një ikonë në muzikën e vet.
?Të isha pjesë e himnit zyrtar të Kupës Botërore të FIFA-s, ka qenë deri tani një përvojë e mrekullueshme, plot emocion. Të punoja me artistë të talentuar si Diplo, Nicky Jam apo Will Smith, për të cilët kam një admirim të veçantë, ka qenë fantastike dhe kaq argëtuese. Përveç kësaj, jam edhe fanse e futbollit, dhe mezi po pres të nisë kupa e botës?, është shprehur Era.
Will Smith, i kthehet rolit të reperit që në vitet ?80- ?90, e shëndërroi në një fenomen amerikan.
Dhe, Nicky Jam me ritmet latine dhe tekstet e nxehta, është e pamundur të mos e keni kërcyer.
Ritmi kaliente i ?Live it Up?, iu la në dorë producentit Diplo, njeriu që ka çmendur diskotekat me muzikën e tij. E në fakt, me ?Live it Up?, Diplo nuk ka dashur thjeshtë të krijojë një himn futbolli, por një hit që do t?i bëjë të kërcejnë të gjithë nga njeri cep i botës tek tjetri.
?Nuk kam realizuar ndonjëherë një këngë kaq internacionale që bën bashkë kaq shumë yje në një ritëm të fuqishëm? është shprehur Diplo.
Por, si ia doli Era të bëhet pjesë e himnit më të rëndësishëm të këtij botërori?
Duket mëse e qartë. Prej vitesh, drejtimin artistik të botërorit, FIFA ia ka besuar gjigandit diskografik Sony Music. Nicky Jam, është një prej artistëve muzika e të cilit krijohet, publikohet dhe shpërndahet nën logon e Sony Music.
Nga ana tjetër, prej dy vitesh Era menaxhohet nga një prej filialeve që janë pjesë e Sony-t, Ultra Music. Duket të ketë qenë pikërisht ky, avantazhi i saj karshi një pafundësi artistësh të tjerë, që janë marrë në konsideratë për të qenë pjesë e hitit zyrtar të FIFA-s.
E ndersa për Will Smith është rezervuar pjesa e repit, Nicky s?mund të mos ndërthurte ritmet e rumba-s me vargjet në spanjisht. Por teksti i Era Istrefit, le goxha vend për interpretim.
?I ngremë flamujt dhe krenarinë e vendosim mbi shpinë?.
Tingëllon si një tribut për dy flamujt tanë, që në këtë botëror nuk do t?i shikojmë të ngrihen lart në shkallët e stadiumeve. Këtë vit, Kosova konkurroi për herë të parë në fazat eliminatore të Kampionatit Botëror. Por, ashtu si Shqipëria, nuk ia doli të mbërrinte në Rusi.
E ndërsa të gjithë presin performancën e Erës live në finalen e madhe të Moskës, më mirë të mos iluzionohemi.
Janë të njohura telashet e saj të dikurshme me ambasadat, për shkak të kufizimeve që ka pasaporta e Kosovës. E ndonëse në janar të vitit të kaluar Era u pajis me një pasaportë shqiptare, Rusia, një prej shteteve për të cilët na duhet viza ia mbylli dyert.
Vitin e kaluar, Era Istrefi ishte ndër artistet ndërkombëtare të ftuara në një prej organizimeve më të mëdha të muzikës në kontinent, festivali Europa Plus. Por fatkeqësisht, n...