Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kampionati shqiptar i vendosi çelsin sezonit 2017-2018 fundjavën e shkuar, por për Skënderbeu-n dhe Laç-in pushimet nuk kanë nisur ende.
Dy ekipet do të diskutojnë midis tyre finalen e Kupës së Shqipërisë, që do të zhvillohet nesër në orën 19:00. Në prag të kësaj sfide, trajneri i korçarëve, Ilir Daja ka zbuluar se skuadra e tij po i kushton vëmendje maksimale duelit final të Kupës.
"Menjëherë pas kurorëzimit me titullin kampion kemi festuar dhe të nesërmen e asaj dite kemi bërë një stërvitje relaksuese për të nisur përgatitjet për ndeshjen finale të Kupës. Natyrshëm që është një ndeshje që ka koeficent vështirësie për vetë faktin që të njëjtin rrugëtim që kemi bërë ne ka bërë dhe Laçi. Një tjetër shkallë vështirësie është se në përballjet që kemi bërë në kampionat jemi 50-50, pra dy ndeshje të fituara nga ne dhe dy nga Laçi. Besoj se duke e respektuar maksimalisht kundërshtarin dhe duke parë dhe kondicionin që e kemi të gjithin në dispozicion mendoj se do të futemi në fushë për ta bërë këtë trofe të tonin. Fitimi i tij do të ishte "qershia mbi tortë" dhe për t'ia dhuruar tifozëve tonë dhe gjithë qytetit."-deklaroi Daja.
A do ta plotësoj vallë objektivin e vetëm që i ka mbetur ende pezull teknikut Daja për këtë sezon futbollist?
Këtë do ta tregoj vetëm fusha e blertë, ai i së dielës përballë kurbinasve. Ndeshja që do të përcaktoj se cila mes dy skuadrave do të zërë fronin për trofeun e Kupës së Shqipërisë do të luhet nesër në stadiumin "Elbasan Arena".
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/finalja-e-kupes-daja-trofeu-do-te-ishte-qershia-mbi-torte-e-sezonit