Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një gazetar dhe 11 efektivë policie u lënduan gjatë protestës së sotme para ministrisë së Brendshme
Fillimisht ishte Partia Demokratike që denoncoi dhunimin që i është bërë kryeredaktorit të Rilindjes Demokratike Bledi Kasmi.
"Policia gjakos kryeredaktorin e RD Bledi Kasmi ne krye te detyres" denoncoi zyra e shtypit të PD-së.
Policia ende nuk ka një qëndrim zyrtar por që vetë gazetari thotë se është plagosur nga shkopi i gomës së policisë.
Bledi Kasmi: " Po postoja disa foto në telefon për gazetën. Njëri nga këto forcat e policisë qëlloi me shkop gome. Atij i shpëtova por ishte dikush tjetër, taman pabesi më qëlloi dy ose tre herë me shkop gome. Ajo më shkaktoi këto hematomat dhe këto çarjet. Pati rrjedhje gjaku, dihet, goditje. Dy deputetët: Gent Strazimiri dhe Albana Vokshi erdhën e më ndihmuan, më dhanë ndihmën e parë. Më morën e më shoqëruan deri tek rruga e ish lokalit 'Sarajet', aty pastaj morëm ambulancën në telefon dhe erdhi ambulanca."
Edhe PD ka mbajtur të nëjtin qëndrim, i cili u artikulua edhe nga kreu i PD Lulzim Basha i cili vizitoi gazetarin në Spitalin Ushatarak dhe paralajmëroi sërish kryeministrin.
'Rast flagrant i dhunës barbare të policisë Xhafaj mbi një gazetar dhe media" tha Lulzim Basha.
Para se të nisej drejt Spitalit Ushtarak Basha bëri përgjegjës Ramën e Xhafën
"Qindra mijëra punonjës të policisë iu përmbajtën ligjit, por disa prej tyre ngritën dorën ndaj protestuesve dhe palgosën disa prej tyre duke përfshirë edhe kryeredaktorin e RD, gazetarin Blendi Kasmi. Përgjegjësinë për këtë e ka Edi Rama dhe Agron Fatmir Xhafaj të cilët do ti mbajnë përgjegjës për aktet e dhunës ndaj protestuesve. Asgjë nuk e ndal marshimin tonë për Shqipërinë drejt Europës. Orët e Ramës janë të numëruara"
Pas largimit të kreut të PD-së, me makinën e FNSh-së erdhën 11 efektivët e FNSh të lënduar.
Pasi vizitoi edhe efektivët por edhe gazetarin Kamsi, numri një i uniformave blu tha se pamjet filmike do të nxjerrin përgjegjësin edhe për qyetarin e lënduar siç e emërtoi ai kryeredaktorin e RD.
Ardi Veliu: Isha dhe te qytetari. Unë i uroj shërim të shpejtë qytetarit dhe këtë le ta gjykojnë pamjet filmike dhe hetimi i mëtejshëm në rast se ka gabuar policia apo ka gabuar qytetari.
Gjëndja e të lënduarve që ndodhen në Spitalin Ushtarak është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 3 efektivë po mbahen nën kontroll.
Në protestën e opozitës u angazhuan mbi 2 mijë efektivë policie midis të cilëve efektivë të FNSH e forcave speciale
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/pd-policia-gjakos-kryeredaktorin-e-rd-bledi-kasmi