Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Franca, një prej vendeve që kundërshton zgjerimin e Bashkimit Europian në këtë moment, ka kërkuar vijimin e mëtejshëm të reformave nga Shqipëria edhe pse ka vlerësuar përparimin e bërë lidhur me 5 prioritetet.
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka nisur një vizitë zyrtare në Paris ku është takuar me Ministren për Çështjet e Evropës, Nathalie Loiseau.
Bushati: Vizita në Francë është pjesë e një komunikimi të vazhdueshëm që ne kemi me partnerët kryesorë në BE lidhur me hapat që po bën Shqipëria në procesin e integrimit europian. Jam i kënaqur të konstatoj nga kjo vizitë që Franca njeh arritjet e Shqipërisë sidomos sa i përket reformave në fushën e sundimit të së drejtës në ekonomi, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës janë zhvilluar dhe konsoliduar më tej sidomos vitet e fundit.
Gjatë vizitës së tij në Francë, Ministri Bushati, do të zhvillojë takime edhe me Kryetaren e Komisionit për Politikën e Jashtme në Asamblenë Parlamentare, Marielle de Sarnez, si dhe me zyrtarë të lartë pranë Presidentit Macron dhe Kryeministrit të Republikës franceze.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bushati-ne-france-hapja-e-negociatave-nxit-zbatimin-e-reformave