Ora News - Opozita 2 ore protestë, rrethon ministrinë e Brendshme: Xhafa e Rama ik!

2018-05-28 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për më shumë se dy orë, opozita protestoi për largimin e qeverisë Rama dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Një protestë, e nisur në 11:00 dhe e mbyllur në 13:00, e shoqëruar me momente tensioni, përplasje, tymuese dhe fishekzjarre të hedhura fillimisht drejt kryeministrisë dhe më pas drejt ministrisë së Brendshme. Këtu situata u tensionua më shumë dhe ka pasur dhe të plagosur.

Deri tani dimë për 11 efektivë policie të plagosur si dhe kryeredaktorin e RD-së, Bledi Kasmi. Ndërsa zyrtarisht nuk ka ende një bilanc të plagosurish mes protestuesve.

Kryetari i PD-së la selinë blu në orën 11:00 për tiu bashkuar protestuesve në shesh para ministrisë së Brendshme. Më pas marshoi drejt kryeministrisë. Nga një podium i vogël mes turmës së protestuesve Basha bëri thirrje për tu bashkuar kundër qeverisë në pushtet e cila sipas tij zhvat qytetarët e i shërben krimit e oligarkëve.

Lulzim Basha: Problemi që ka sot Shqipëria nuk është problem i marrëdhënieve opozitë-qeveri. Problemi që ka sot Shqipëria është mungesa e demokracisë, është rënia e shtetit të së drejtës, është dhunimi i të drejtave të qytetarëve, është shteti i kapur nga krimi dhe korrupsioni. Ne jemi mbledhur në këtë shesh për të qëndruar si europianë përballë qeverisë më antieuropiane që ka sot Europa.

Përpjekja jonë nuk është përplasje mes opozitës dhe qeverisë, përpjekja jonë nuk është luftë për pushtet. Përpjekja jonë është përpjekja e popullit kundër sundimtarit shkatërrues.

Kemi dalë në këtë shesh si triumfatorë sepse kemi triumfuar mbi frikën, gënjeshtrën, mashtrimin e propagandën. Mes jush nuk jam për të kërkuar pushtet për vete, për të zaptuar dhe për të qenë mbi ju, por për të marrë dhe për tju dhënë kurajo. Për të qenë një nga ju e bashkë me ju. Syte tanë kërkojnë dritën që vjen nga Perëndimi edhe pse ajo shkëlqen larg. Rilindja nuk degradoi rrugës por që në ngjizje. Që ditën e parë rilindja degradoi demokracinë. Ngriti një sistem kriminal ku pushteti nuk buron nga politika e vota, por nga paraja, forca e dhunës, mashtrimi dhe gënjeshtrat qeveritare. Ndaj pushteti i sotëm nuk është pushteti i njerëzve por i një pakice që zhytet përditë e më shumë në krim, në propagandë për të mbajtur në këmbë këtë pushtet kriminal e të korruptuar. Ju ftoj të gjithë së bashku nga balli i kësaj proteste të vazhdojmë marshimin tonë. Më ndiqni bashkë. Marshimin trejt Skënderbeut"

Krah Bashës ishte dhe ish kryeministri Sali Berisha.

Sali Berisha: "Protestë e jashtëzakonshme. Problemi është se ia ka mbathur dhe ka zgjedhur për vrimë miu tunelet e Skraparit

Pas përfundimit të fjalimit politik, më i shkurtri në historinë e protestave të demokratëve, Basha marshoi drejt sheshit "Nënë Tereza" për tu kthyer sërish në bulevard drejt Ministrisë së Brendshme. Më pas u largua për tu vendosur në selinë PD, ndërsa para ministrisë situata u tensionua.

Pamjet e transmetuara live nga Ora News treguan forcat të shumta policie, FNSH e RENEA që blinduan minist...