http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Protesta e Partise Demokratike ishte e mbushur me nje sere simbolikash, qe nga shkrimet ne makinat qe udhetonin drejt Tiranes te cilat i drejtoheshin Kryeministrit dhe Ministrit te Brendshem.
Vetem pak minuta perpara protestes, ne Sheshin Skenderbej u shfaq nje statuje e Drejtesise me portretin e Edi Rames, një mesazh për kapjen politike te drejtesise per t?i sherbyer krimit dhe korrupsionit.
Statujen e Drejtesise e mbanin disa te rinj te maskuar si Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri, Agron Xhafaj, Moisiu Habilaj per te treguar se Drejtesia eshte vene ne sherbim te trafikut te droges, krimit te organizuar dhe qeverise se lidhur me te.
Ndersa perpara Ministrise se Brendshme, te rinje demokrat, prezantuan ate qe u cilesua prej tyre si harta e familjeve politiko-mafioze.
Ne te njejten kohe, perpara Kryeministrise nje i ri ishte vendosur ne rolin e kryeministrit Rama. I ulur ne nje tavoline ai improvizonte intervista ne një panair pune per postin e Ministrit te Brendshem duke kerkuar dike qe te kishte vellain trafikant.
Mes turmës vec pankartave e parrullave, ranë në sy edhe militantë që tundnin flamuj amerikane , gjermanë dhe të bashkimit europian .