Report TV - Durrës, helmohen 12 punonjëse të një rrobaqepsie, nuk dihen shkaqet

2018-05-28 0

12 gra ,punonjëse në një fasoneri në Durrës, janë ndjerë keq teksa sot paradite teksa kryenin proceset e punës.Ato janë ndjerë të debulta,kanë pasur marrje mendësh dhe gjendje ankthi.

Menjëherë ato janë dërguar në spital ku janë duke marrë ndihmë mjekësore. Atyre u janë injektuar serume,qetësurs dhe vitamina.

Gratë sqarojnë situatën e tyre në mëngjes dhe thonë se këtë proces pune e kryejnë prej vitesh dhe nuk janë në gjendje që të thonë shkaktarin e gjendjes së tyre.

Nga ana e tij mjeku Gent Kavaja,n/drejtor i spitalit të Durrësit thotë se gratë e sëmura kanë marrë ndihmë mjekësore sapo kanë mbërritur në spital.

Sipas tij nuk kemi të bëjmë me helmim ushqimor por me diçka tjetër që do të mësohet pas përfundimit të analizave të të sëmurave.

Ndërsa njëri prej drejtuesëve të konfederatës së fasonëve kërkon që institucionet ligjore të kthejnë sytë nga kushtet e punës së industrisë së fasoneve që lenë mjaft për të dëshiruar.

Free Traffic Exchange