http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka injoruar tërësisht protestën e opozitës në Tiranë. Paraditen e kësaj të shtune ai zhvilloi një takim në Berat. Ai u tregua i ashpër me drejtues të Partisë Socialiste, teksa foli për trajtimin e pushtetit si instrument për të uzurpuar në mënyrë partiake administratën.
?Edhe PS ka qenë dhe është e prekur nga ky fenomen mizerabël. Tepsinë duhet ca çojmë për skrap. Ka rezistencë edhe brenda nesh, brenda PS, brenda strukturave të pushtetit politik për ta zbatuar, ka rezistencë të nepotizmit skandaloz, kjo nuk është një luftë që mund ta bëjë unë vetë. Ky është një fenomen mizerabël i gjithë tranzisionit politik. Unë i them deputetit të skraparit që të mos bllokojnë këshillin bashkiak dhe pastaj vazhdon?.
Rama vuri theksin tek reforma në administratën publike, për të evituar çdo abuzim.
?Kemi nisur një reformë në administratë për shërbime on-line, që të mos ketë kontakt me administratën, me platformën e-albania, për të ndryshuar një administrate të cilën njerëzit nuk e meritojnë?.
Kreu i qeverisë tha se çdokush që ka një problem duhet t?i drejtohet platformës së bashkëqeverisjes me qytetarët ?Për Shqipërinë që duam?.