Ora News - Nga protesta e opozitës janë plagosur edhe 11 efektivë policie

2018-05-28 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga protesta e opozitës kanë mbetur të plagosur edhe efektivë policie mes tyre edhe efektivë të FNSH.

Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu i vizitoi ata në Spitalin Ushtarak.

Ardi Veliu: Janë 11 punonjës të lënduar nga gurë apo sende të tjera të forta. Gjendja e tyre është e mirë. Dua të falenderoj jo vetëm policinë që treguan maturi për përballimin e tubimit por edhe FNSH që menaxhuan këtë aktivitet. Mund të them me plot gojën që Policia e Shtetit sot ka bërë detyrën.

Në lidhje me dhunimin që i është bërë kryeredaktorit të gazetës RD, Veliu tha:

Ardi Veliu: Isha dhe te qytetari. Unë i uroj shërim të shpejtë qytetarit dhe këtë le ta gjykojnë pamjet filmike dhe hetimi i mëtejshëm në rast se ka gabuar policia apo ka gabuar qytetari.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/nga-protesta-e-opozites-jane-plagosur-edhe-6-efektive-te-fnsh