Ora News - Kryemadhi: Rama të largohet, tashmë është i vetëm

2018-05-28 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Protestën e opozitës e përshëndeti edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Në një dalje për mediat nga selia e LSI ajo falenderoi të gjithë pjesëmarrësit në protëstë.

Kryemadhi tha se Rama tashmë është vetëm, pasi e kanë braktisur edhe ministrat dhe drejtortët e tij.

Kryemadhi: Detyrohem të dal para mediave për të falenderuar të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët pretendojnë një jetë më të mirë. Pretendojnë të drejtohen dhe qeverisen nga një qeveri që ata e meritojnë, që e do popullin e tij. Kështu që nëpërmjet kësaj dalje publike në emër të të gjithë atyre simpatizantëve dhe mijëra anëtarëve të LSI-së që morën pjesë sot në protestën e organizuar nga opozita.

Të falenderoj të gjithë qytetarët që ishin atje por jo vetëm ata. Por edhe të gjithë ata që nuk patën mundësi për të marrë pjesë në protestë. Që e ndoqën nga shtëpitë e tyre apo edhe nga vendet e punës së tyre, të cilët nuk lejoheshin për të marrë pjesë në protestë. Ti falenderoj për besimin forcën dhe kurajon që iu dhanë qindra mijërave protestuesve sot në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Dita e sotme ishte një protestë qytetarë për të treguar dhe njëherë se kjo opozitë është një opozitë e bashkuar , për të treguar dhe njëherë që kjo është një opozitë qytetare e cila gjithmonë e më shumë e afron Shqipërinë me BE. Sepse protestat qytetare të opozitës e afrojnë më shumë Shqipërinë me BE. Dhe është vetëm qeveria e krimit dhe e drogës e cila largon çdo ditë e më shumë Shqipërinë nga BE. Sot në emrin tuaj dua të falenderoj dhe të gjithë ata policë të cilët kryen punën e tyre me ndershmëri. Por dua të dënoj edhe ata të cilët dhunuan gazetarin apo kryeredaktorin e gazetës Rilindja Demokratike. Dhe i bëj thirrje prokurorisë të marrë masat për të dënuar dhunuesit e gazetarëve dhe për të dënuar çdo polic apo çdo segment të qeverisë së krimit të cilët venë dorë mbi gazetarët, mbi qytetarët dhe mbi fjalët e lirë. I bëj thirrje Edi Ramës që të dalë nga tuneli i krimit ku ka hyrë. Të dali dhe ti thërrasë ndërgjegjes së tij nëse i ka ngelur ndopak ndërgjegje , të tërhiqet, të largohet nuk e ndjek më njëri nga mbrapa.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kryemadhi-rama-te-largohet-e-kane-braktisur-edhe-ministrat-e-tij