Zjarr ne nje restorant ne Tirane

2018-05-28 0

Një restorant është përfshirë nga flakët e zjarrit në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në zonën e "21 Dhjetorit" pranë ish-parkut të autobusëve.
Qytetarët kanë dërguar në redaksinë e tvklan.al pamje të zjarrit që ka përfshirë biznesin. Shkaqet janë të paqarta, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Drejt vendngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe për të zbuluar shkaqet.

Free Traffic Exchange