PD-LSI duan shkarkimin e Xhafajt, Basha: Europa ta dijë, kjo qeveri nuk përfaqëson popullin

2018-05-28 0

Opozita protestoi në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? ku kërkoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ndërkohë që ra në sy pjesëmarrja e vakët.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ajo e LSI, Monika Kryemadhi, aleatët e forcave të tjera dhe mbështetësit kanë marshuar fillimisht në drejtim të Ministrisë së Brendshme për të kërkuar largimin e Fatmir Xhafajt. Aty ka qenë edhe pikënisja e protestës e cila më pas u zhvendos përpara Kryeministrisë. Basha eci në këmbë nga selia blu i shoqëruar nga dhjetëra mbështetës, të cilët iu bashkuan në "Bulevard" edhe kryetarja e LSI, Kryemadhi me simpatizantët e saj.

Që në nisje të protestës, disa mbështetës të opozitës kanë hedhur tymuese dhe flakadanë në drejtim të Kryeministrisë, të cilat u përsëritën edhe në mbyllje të protestës nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Kryetari i PD, Lulzim Basha iu drejtua protestuesve në një fjalim 30 minutësh, duke akuzuar qeverinë si të lidhur me krimin dhe trafikun e drogës. Basha tha se ajo që po ndodh sot në Shqipëri nuk është përplasje mes qeverisë dhe maxhorancës, por mungesa e demokracisë dhe rënia e shtetit të së drejtës.

Ne jemi këtu për t'i treguar Europës, Perëndimit, se qeveria bizantine që sot sundon te ne, nuk përfaqëson popullin. Nuk përfaqëson aspiratën e shqiptarëve. Jemi mbledhur në këtë shesh për të qëndruar si europuianë përballë qeverisë më antieuropiane që ka sot Europa. Përpjekja jonë nuk është përplasje mes opozitës dhe qeverisë, përpjekja jonë nuk është luftë, por është përpjekja e popullit kundër sundimtarit shkatërrues. Përpjekja jonë është betejë mes të mirës dhe të keqes, është beteja mes njerëzve që duan drejtësi dhe atyre që kanë kapur drejtësinë. është beteja mes njerëzve që duan siguri dhe rend dhe aleancës së pushtetit me krimin. Problemi që ka sot Shqipëria është mungesa e demokracisë, rënia e shtetit të së drejtës, është shteti i kapur nga krimi dhe korrupsioni...