Përgjimi i PD/ Kryemadhi s’u beson italianëve: Ekspertiza të bëhet në prani të Bashës dhe Xhafajt

2018-05-28 0

TIRANE-Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi pas protestës para Kryeministrisë në një dalje nga selia e partisë deklaroi se shembja e murit të drogës dhe krimit ka filluar dhe nuk do të ndalet. Ajo kërkoi që njerëzit të mos ndalen dhe të pastrohet ambienti për të integrimin e Shqipërisë në BE.

Falenderoj dhjetëra mijëra protestuesit që morën pjesë sot në tubim. Dita e sotme ishte qytetare për të treguar se opozita është e bashkuar dhe qytetare dhe cdo ditë e afron Shqipërinë me BE, ndërsa qeveria e largon. Falenderoj policët që kryen detyrën, por dua të dënoj ata që dhunuan kryeredaktorin e RD, prokuroria të marrë masat. Rama të largohet, se tani është vetëm, nuk e ndjek njeri më nga pas. Shqiptarët dhe ministrat e kanë lënë. Koha e Ramës mbaroi, është kthyer në një mbulesë që nuk shërben më vetëm për të mbuluar kauçukun para Kryeministrisë. Ai kauçukun e vlerëson më shumë se shqiptarët nuk është buka dhe as e ardhmja. Nëse i dhimbset më shumë kauçuku, shqiptarët kanë objektiv të ardhmen evropiane.

Monika Kryemadhi
Protesta e opozitës zgjati dy orë, ndërsa u shënuan disa incidente dhe tensione te Kryeministria dhe Ministria e Brendshme.

Free Traffic Exchange