Report TV - Protesta e opozitës/ Incidenti i parë, policia shoqëron një grua

2018-05-28 0

Policia ka shoqëruar një grua, ende nuk dihet shkaqet e shoqërimit të saj, por sipas burimeve, gruaja rreth 50 vjeçe ka sulmuar efektivët e policisë.

Ajo ka tentuar të gjuajë drejt tyre dhe si pasojë policia ka bërë të mundur shoqërimin e saj. Ende nuk dihet identiteti i saj.

Sot opozita zhvillon protestën e saj kundër qeverisë Rama dhe kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm fatmir Xhafaj, lidhur me akuzat që PD bën ndaj tij.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ajo e LSI, Monika Kryemadhi, aleatët e forcave të tjera dhe mbështetësit kanë marshuar fillimisht në drejtim të Ministrisë së Brendshme për të kërkuar largimin e Fatmir Xhafajt. Aty ka qenë edhe pikënisja e protestës e cila më pas u zhvendos përpara Kryeministrisë.