Report TV - Protesta, tensionohet situata para kryeministrisë

2018-05-28 0

TIRANE-Pas fjalës së kryetarit të PD, Lulzim Basha situata para Kryeministrisë është tensionuar në protestën e opozitës. Simpatizantët e opozitës kanë hedhur tymuese dhe flakadantë para Kryeministrisë, ndërsa më pas kanë shtyrë policinë duke tentuar disa herë që të thyejnë koordinonin e efektivëve. Më pas kanë ndërhyrë reperi ?Stresi? dhe kryetari i FRPD, Këlliçi për të shmangur përplasjen.

Pas Kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosur te Ministria e Brendshme. Simpatizantët e opozitës kanë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të Forcave Speciale në korridorin mes Ministrisë së Brendshme dhe të Transporteve. Policia u ka bërë thirrje që të ruajnë qetësinë dhe të mos sulmojnë efektivët.

Free Traffic Exchange