Report TV - Reperi Stresi prin protestën e PD: Kam ardhur me 100 çunat e mi për rrëzimin e Ramës

2018-05-28 0

Reperi Stresi i është bashkuar sërish protestës së Partisë Demokratike për largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Në një prononcim për Report Tv, Arkimed Lushaj u shpreh se ndodhej në protestë sëbashku me 100 mbështetës të tij për largimin e Edi Ramës dhe qeverisë, sipas tij, komuniste e fashiste.Jam që nga '95-a me PD-në. Jemi këtu për një kauzë tonën dhe të gjithë shqiptarët e dinë. Sot protestohet jo vetëm për Xhafajn, protestohet kundër Edi Ramës dhe sistemit komunist fashist të Enver Hoxhës. Kam ardh me 100 çunat e mi në këtë protestë për largimin e qeverisë dhe Edi Ramës.

Arkimed Lushaj (Stresi)
Reperi mori pjesë edhe në protestën e kaluar përpara Ministrisë së Brendshëm. Në tubimet e opozitës shfaqet herë pas here edhe babai i tij, Sali Lusha, ish-shoqërues i Sali Berisha.

Free Traffic Exchange