Pavarësisht protestës së opozitës të cilët kërkojnë largimin e tij nga detyra, kjo e shtunë për Fatmir Xhafajn është si një ditë e zakonshme pune.
Ai ka mbërritur në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ministri i Brendshëm ka mbërritur në zyrë rreth orës 09:30. Xhafaj do ta ndjekë protestën nga salla operacionale.
Protesta e opozitës në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" do të monitorohet edhe nga ekspertë të huaj, ndërkohë që në terren janë angazhuar rreth 1500 forca policie në gatishmëri. Forcat Speciale dhe RENEA qëndrojnë pas Kryeministrisë.