Report Tv - Përgjimi i 'Babales', materiali audio i PD dërgohet në Itali, pritet ekspertiza

2018-05-28 0

Një ditë pasi prokuroria njoftoi zyrtarisht se si po zhvillohen hetimet për audio përgjimin e transmetuar nga PD, Report TV mëson detaje të reja për vendin se ku është dërguar materiali për ekspertizë. Një burim pranë hetimit të kësaj çështjeje deklaroi se audio përgjimi është dërguar për ekspertizë në Itali. Nga të dhënat e deritanishme rezulton se prokurorët e çështjesh e kanë dërguar audio përgjimin përmes një letër porosie Ministrisë së Drejtësisë Italiane. Do të jetë kjo ministri, e cila më pas do të zgjedhë laboratorin, ku do të kryhet ekspertiza.

Report Tv mëson se një nga prokurorët e kësaj çështjeje, Përparim Kulluri, është nisur sot drejt Italisë. Të pyetur nga ?Shqiptarja.com? nëse prokurori Kulluri do të zhvillonte dhe një seancë pyetje me Geron Xhafajn në Itali, burimet e përjashtuan pyetjen e këtij personi në territorin Italian, duke sqaruar se Agron apo Geron Xhafaj është pyetur rreth këtij fakti në prokurorinë e Tiranës, dhe ka pretenduar se zëri në audio-përgjim nuk është i tij, duke pretenduar se regjistrimi ishte manipuluar në mënyrë të qëllimshme dhe ishte përdorur politikisht. Ndërkohë prokuroria e Krimeve të Rënda është në pritje të përgjigjes për origjinalitetin ose jo, të këtij audio-përgjimi.

Free Traffic Exchange