Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Siguria e gjykatave është vënë shpesh herë në provë nga arratisjet nga sallat e gjyqit. Rasti më i fundit ishte ai i së mërkurës në Vlorë, ku Mikel Kasaj i iku burgut menjeherë pas vendimit. Por ky nuk është rast i veçuar. Katër muaj më parë në një i burgosur u arratis nga gjykata e Apelit në Gjirokastër, ku sigurua mbetet në dorë të vetëm nje efektivi që punon aty për tetë orë. Kancelarja thotë se kërkesat për forcim të masave të sigurisë nuk kanë marrë përgjigje.
Arratisja e Mikel Kasajt të mërkurën nga Gjykata e Vlorës nuk është rast i veçuar brenda institucioneve të drejtësisë shqiptare.
4 muaj më parë një rast thuajse identik u regjistrua në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër, ku Saimir Ahmeti arriti të arratiset për disa orë.
Por pavarësisht ngjarjes të konsideruar skandal në atë kohë, kjo gjykatë vijion të ruhet vetëm për tetë orë vetëm nga një efektiv policie.
Ai ka për detyrë të mbikqyrë ambientin e jashtëm të godinës dhe njëkohësisht duhet të kujdeset edhe për të pandehurit që apelojnë vendimet.
Ambientet e brendshme i janë besuar kamerave të sigurisë, ndërsa dritaret nuk janë të siguruara me hekura.
Kancelarja, Alma Anxhara, thotë se problemet e sigurisë janë çështje që nuk kanë marrë asnjë herë zgjidhje pavarësisht kërkesave.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/arratisjet-nga-gjykata-siguria-problem-pa-zgjidhje