Report TV - Uji i nënshkodrës rrezikon të kontaminohet nga fekalet e fermave

2018-05-25 2

Stacioni i pompimit në zonën e Trushit në Shkodër paraqet probleme sa i përket stallave të ndërtuara në puset ku furnizohet me ujë zona e nënshkodrës. Ndërtimi i këtyre stallave mbi puset e ujit rrezikon që të infektojë ujin që furnizon banorët e kësaj zone. Shqetësimi është ngritur nga Drejtoria e Ujësjellës kanalizimeve në Shkodër.

Ndër të tjera drejtori i UKSH Molla tha se 13 stacione pompimi që patën dëme nga përmbytjet e pak javëve me parë po punohet për përmirësimin e kushteve të tyre. Angazhimi më i madh është që gjatë stinës së nxehtë të mos ketë problematika me furnizimin me ujë në zonat turistike Velipojë, Theth dhe Shirokë.

Free Traffic Exchange