Opozita do të zhvillojë nesër protestën para Kryeministrisë. Kauza e opozitës është ngritur mbi një përgjim misterioz të publikuar nga PD ku pretendohet se Albert Veliu, një eksponent i njohur i botës së krimit në Vlorë, bisedon me Agron Xhafajn, vëllain e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për sigurimin e një sasie kanabisi për trafikim drejt Italisë.
Një ditë para protestës, ministri i Brendshëm ka sfiduar kryetarin e PD, Lulzim Basha. Xhafaj përmes një postimi në Twitter u shpreh se nëse audio-përgjimi rezulton i vërtetë, ai do të largohet nga posti i ministrit të Brendshëm, por në të kundërt duhet të largohet Basha dhe të dalë para ligjit.