Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Artur Isa dhe Besnik Bushi, autorët e dyshuar të grabitjes së prokurorisë së Durrësit kanë pasur bashkëpunëtor brenda organit të akuzës, ndërsa bastisja dhe dëmtimi i dosjeve hetimore është porosi e personave të tretë.
Ndaj mbi këtë dyshim të fortë të krijuar nga hetimi, Ora News mëson se nën verifikim do të kalojnë të gjithë prokurorët e organit të akuzës së qytetit bregdetar, krahas punonjësve të administratës.
Isa dhe Bushi, 49 e 54 vjeç, që të dy me precedentë penalë në fushën e grabitjeve dyshohen se kanë vepruar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Ata dyshohet se kishin çelsin dhe hynë nga dera qëndrore e prokurorisë ndërsa e dinin saktë zyrën e prokurorit të task forcës Afrim Shehu dhe një oficeri të Policisë Gjyqsore ku ishin fashikujt e dosjeve që kërkonin.
Ndaj pas vënies në pranga të dy të dyshuarve, hetimi është përqëndruar në zbulimin e bashkëpunëtorit të brendshëm, ndërsa në pranga ra edhe roja private e sigurisë Nias Lena 56 vjeç
Ndërsa për porositësin, një burim pranë Grupit Hetimor tha për Ora News se emri i tij është në një prej dosjeve nën hetim, pasi vetë autorët nuk kanë asnjë lidhje me çështjet e bujshme të abuzimit me tokat.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/grabitja-ne-prokurorine-e-durresit-nen-hetim-edhe-prokuroret