Ora News - Ekspertët kundër FMN, ekonomia shqiptare nuk ka hapësira për rritje taksash

2018-05-25 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ekspertë të ekonomisë kanë dalë kundër opsionit të dhënë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për rritje të nivelit të taksave. Arjan Kadareja sqaron se një rritje e mëtejshmë e taksave do të ulte konsumin ndërsa për Besart Kadinë një masë e tillë do të ulte konkurueshmërinë. Ndërkohë që niveli i borxhit publik vlerësohet një problem për ekonominë shqiptare.

Ekspertët e ekonomisë e kundërshtojnë rekomandimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për një zgjerim të bazës së taksave.

Sipas Arjan Kadaresë, aktualisht ekonomia shqiptare është në ngadalësim dhe rritja e taksave do të ishte një tjetër goditje.

Ndërsa për Besart Kadinë, shtimi i taksave do të ulte edhe më shumë konkurueshmërinë.

Kadare: Rritje taksash në këtë periudhë është moment jo i gjetur sepse do ta frenonte më tej konsumin.

Kadia: Të shtosh akoma presion më shumë vetëm tek pjesa e rritjes së taksave apo taksa të reja në ekonominë shqiptare mendoj se do ta bënte ekonominë akoma më pak konkuruese dhe për këtë arsye do të sillte pasoja shumë negative për ekonominë.

Niveli i borxhit publik vijon të mbetet problem. Sipas ekspertëve, qeveria shqiptare nuk do të arrijë ta ulë atë sipas planit paraprak për uljen nën 60 % deri në vitin 2021.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ekspertet-kunder-fmn-ekonomia-shqiptare-nuk-ka-hapesira-rritje-taksash

Free Traffic Exchange