Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy produktet e qumështit ku është konstatuar prezencë e lartë e aflatoksinës, referuar analizave të kryera transmetuar nga emisioni "BOOM", vijojnë të jenë në treg. Edhe këtë të premte subjektet kanë bërë furnizimin në marketet e kryeqytetit, pavarësisht se Ministria e Bujqësisë urdhëroi bllokim të tyre. Ndaj kësaj çështje ka reguar edhe Albania Food Industri.
Produktet e qumështit të cilët kanë rezultuar me nivel të lartë aflatoksine mbi normën e lejuar të Bashkimit Europian, sipas analizave dhe denoncimit nga emisionit "BOOM" vijojnë tregtimet e tyre në markete.
Këto janë momentet(shikoni videon) kur paraditen e së premtes datës 25 maj, subjektet vijojnë furnizimin e marketeve dhe konsumatorët gjejnë në vitrinat e dyqaneve qumështin 'Mirel' dhe 'Erzeni'.
Aflatoksina në qumësht që trondit opinionin e publik për një produkt të tillë të ndjeshëm dhe që konsumohet edhe nga fëmijët, është një alarm për autoritetet qeveritare, të cilat duhet të bëjnë bllokimin e produkteve në treg.
Ministri i Bujqësisë sqaroi se në mënyrë të prerë kompanitë prodhuese duhet të tërheqin produktin nga tregu dhe paralajamëroi penalizime të ashpra ndaj abuzuesve.
Por duket se edhe ky proces ka burokraci, përsa kohë produktet vijojnë të jenë në treg.
Burimet e Ministrisë thonë se kanë nisur kontrollet që pas publikimit të denoncimit në emisionin "BOOM" por do të bllokohet vetëm sasia ku është konstatuar aflaktosina, pra qumështi i shpërdarë me atë datë prodhime.
Po të njëjat burime thonë se Ministria ka në plan kontrolle dhe kryerjen e analizave të mostrave për të gjithë kompanitë e grumbullimit dhe përpunimit të qumështit që operojnë në treg.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aflatoksina-ne-qumesht-produktet-vijojne-te-jene-ne-treg