Report TV - Grabitja në Prokurorinë e Durrësit, ndalohen dy të dyshuar dhe roja

2018-05-25 0

Tre persona të dyshuar janë ndaluar nga policia në lidhje me grabitjen e Prokurorisë së Durrësit dhe po merren në pyetje nga hetuesit. Report Tv ka zbardhur emrat e personave të ndaluar, të cilët dyshohet se kanë grabitur Prokurorinë e Durrësit, ku mes tyre është edhe një roje privat.

Burime nga Prokuroria bëjnë me dije për Report Tv se personat e ndaluar si autorët e dyshuar të grabitjes janë thjesht ekzekutuesit materialë të një plani me të tjerë organizatorë. Burimet nga organi i Akuzës i thanë Report Tv se po punohet intensivisht me marrjen në pyetje të dy të arrestuarve, të cilët bastisën zyrat e Task Forcës, ku synohet zbërthimi i tyre për të mbërritur tek organizatorët e këtij plani mafioz, që është i dyti brenda 10 ditëve.

Autorët morën disa dosje korrupsioni, që dyshohet se lidhen me tjetërsimin e paligjshëm të pronave në vijën bregdetare, kryesisht në zonën e Gjirit të Lalzit, në zyrën e prokurorit të Task Forcës, Afrim Shehu

Ndalimi i tre autorëve të dyshuar është bërë me urdhër të organit të Akuzës, ku mes tyre është edhe 56-vjeçari Nias Lena, me detyrë roje te SHPSF Frideus Secyrity. Gjithashtu, në pranga kanë rënë dhe dy shtetasit Artur isa e Besnik Bushi, si autorët e dyshuar të grabitjes, të cilët rezultojnë të jenë me precedentë të mëparshëm penalë.

Free Traffic Exchange