Ora News - Audio-përgjimi dhe një prokuror shqiptar në Itali, Do pyetet Agron Xhafaj

2018-05-25 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Audio përgjimi ku pretendohet se është i përfshirë për trafik droge vëllai i ministrit të Brendshëm është dërguar me letërporosi në Itali.

Burime nga Prokuroria bëjnë të ditur se do të jetë shteti italian që do të përcaktojë laboratorin ku do të bëhet ekspertimi.

Rreth tre tre javë më parë PD publikoi nje audio përgjim, ku shfaqej dëshmitari X, i njohur tashmë me emrin Albert Veliu duke folur me një person tjetër që PD pretendon se është Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Ministria e Drejtësisë Italiane do të zgjedhë laboratorin ku do të kryhet ekspertiza, e cila do të çertifikojë autenticitetin e audiopërgjimit. Një nga prokurorët e kësaj çështje është nisur drejt Italisë, ku pritet të merret në pyetje Agron Xhafaj i cili u vetëdorëzua tek autoritetet italiane një ditë pas publikimit të audiopërgjimit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/xhafaj-audio-pergjimi-dergohet-ekspertim-ne-itali

Free Traffic Exchange