Ne rritje numri i te rinjve qe goditen nga ishemite

2018-05-25 1

Ishemitë, hemorragjitë dhe sëmundjet kronike të zemrës kanë qenë shkaktarët kryesorë sa i takon vdekshmërisë në Shqipëri përgjatë 2017.

Raporti vjetor i Institutit të Statistikave ka nxjerrë në pah se 53,7 % e vdekjeve kanë ardhur si pasojë e prekjes nga këto sëmundje. Mjekët neurologë, thonë se rastet e ishemive kanë ardhur në rritje nga viti në vit, duke prekur dhe të rinjtë.

Kapja në kohë e ishemisë, parandalon vdekjen dhe ul invaliditetin.

Raporti i INSTAT ka renditur sëmundjet tumorale, të dytat në listën e shkaqeve që sjellin vdekjen, ku tumoret e aparatit të frymemarjes kryesojnë me 33,5 %.

Free Traffic Exchange