Report TV - Përplaset për vdekje nga një makinë shefi i Njësisë Operacionale të Gardës

2018-05-25 9

Përplaset për vdekje shefi i Njësisë Operacionale të Gardës së Republikës Martin Nika. Ai u përplas nga një makinë në mesnatë pranë Kryeministrisë. Nika sapo kishte kontrolluar shërbimet e gardës pranë Kryeministrisë dhe po largohej. Ai ka qenë në këmbë duke ecur kur është goditur nga një makinë për vdekje.
Policia ka arrestuar drejtuesin e makinës që përplasi për vdekje Nikën. Ai është Albert Memia 31 vjeç, banues në Tropojë. Sipas policisë, rreth orës 00:30 në rrugën ?Papa Gjon Pali i II? duke drejtuar mjetin tip ?Volksvaken Pasat?, me targë AA 881 JL, Memia aksidentoi me pasojë vdekjen në vend 50 vjeçarin.

Dyshohet se i riu nga Tropoja ka qenë me shpejtësi të lartë, në momentin kur ka përplasur Shefin e Njësisë Operacionale të Gardës së Republikës. Policia thotë se Albert Memia akuzohet për ?Shkelje të rregullave të Qarkullimit Rrugor?.