http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
E ndërsa monedha europiane po vijon rënien e saj duke kapur çdo ditë rekorde të reja, duket se bizneset nuk po gjejnë paqe nga kjo situatë. Sipas tyre, nuk mund të flitet për shifra konkrete të humbjeve që po pësojnë, por paqartësia se si do të jetë ecuria në ditët në vazhdim duket se është problemi kryesor. Madje ata thonë se qeveria nuk ka reaguar pas shkresave zyrtare që i janë dërguar.
Bizneset prodhuese ?eksportuese të produkteve ?Made in Albania? janë më të prekurit, pasi ata blejnë lëndën e parë jashtë, përpunojnë mallin dhe e rieksportojnë atë. Ndërkohë që në tregun vendas, euro ka kapur kufijtë e 126 lekëve. Duket se rënia do të vijojë për shkak se jemi në prag të nisjes së sezonit turistik.