Xhaferri: Të ikin Rama dhe Xhafaj, nuk duam zgjedhje të parakohshme, por qeveri anti-mafia

2018-05-25 0

Kryetari i komanduar i degës së Partisë Demokratike në Durrës Ferdinand Xhaferri i ftuar në studion e REPORT Tv një ditë para protestës së opozitës para Kryeministrisë u shpreh se qëllimi i opozitës është largimi i qeverisë Rama dhe krijimi i një qeverie anti-mafia.

Do të jem familjarisht në protestë. Nga Durrësi do të jenë shumë qytetarë. Nuk ka autobus që të mbajë qytetarët e Durrësit që do të vijnë nesër në protestë?! Po të mos ishte PD që të denonconte drogën dhe të inkriminuarit në parlament, Shqipëria do të ishte më keq se Kolumbia. Protesta do të kapërcejë PD.

Rama dhe Xhafaj kanë ikur me këtë që vihet re. Ata janë të ?vdekur? që ecin, në kuptimin politik. Nuk është vetëm çështja e drogës, por arroganca dhe shpërfillja. Ndërkombëtarët u bindën shumë shpejt për gjendjen, Gunter Krishbaun tha se krimi dhe korrupsioni është në nivele të larta.

Nuk bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme. Duhet një qeveri anti-mafia. Basha ka marrë përgjegjësi dhe kërkoi falje për qeverisjen e PD, është refleksion, është një lider që di të kthejë kokën pas dhe premtim se gjërat do të bëhen ndryshe.

Ferdinand Xhaferri
Protesta e opozitës do të nisë nesër në orën 11:00, ndërsa do të jenë mbi 1500 policë në gatishmëri.