Report TV - Përgjimi i 'Babales', materiali audio i PD dërgohet në Itali, pritet ekspertiza

2018-05-25 1

Një ditë pasi prokuroria njoftoi zyrtarisht se si po zhvillohen hetimet për audio përgjimin e transmetuar nga PD, Report TV mëson detaje të reja për vendin se ku është dërguar materiali për ekspertizë. Një burim pranë hetimit të kësaj çështjeje deklaroi se audio përgjimi është dërguar për ekspertizë në Itali.

Nga të dhënat e deritanishme rezulton se prokurorët e çështjesh e kanë dërguar audio përgjimin përmes një letër porosie Ministrisë së Drejtësisë Italiane. Do të jetë kjo ministri, e cila më pas do të zgjedhë laboratorin, ku do të kryhet ekspertiza.

Report Tv mëson se një nga prokurorët e kësaj çështjeje, Përparim Kulluri, është nisur sot drejt Italisë, për të marrë në pyetje Agron Xhafajn, i cili u vetëdorëzua një javë më parë tek autoritetet italiane për të vuajtur dënimin përfundimtar dhënë nga Gjykata e Casacionit e vendit fqinj.

Në funksion të këtij hetimi është regjistruar nga prokuroria zëri i Albert Veliut dhe Agron Xhafajt, për të cilët PD tha se flasin me njëri-tjetrin në audio përgjim.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda njoftoi paraditen e të enjtes se ka regjistruar procedimin penal për veprën penale të ?Trafikimit të narkotikëve? parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

Free Traffic Exchange