http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shkollat 9-vjeçare ne te gjithë vendin janë vene ne dispozicion te fëmijëve te klasave te pesta. Mbi 30 mije nxënës këtë te premte i janë nënshtruar provimit përmbyllës te arsimit fillor. Testimi nisi ne orën 10 dhe zgjati 90 minuta.
Peshën me te madhe ne provim e ka gjuha amtare, e ndjekur nga matematika e me pas dituria e natyrës. 50 pyetjet e testit janë te shkallëzuara, sipas nivelit te nxënësve dhe me njohuri nga 5 vitet e para te shkollës.
Provimit përmbyllës te klasave te pesta i janë nënshtruar edhe nxënësit me aftësi ndryshe. Testi per ta ishte specifik dhe i hartuar nga mësuesit e tyre.
Ky është viti i katërt qe Ministria e Arsimit zhvillon provimin per vlerësimin e arritjeve te nxënësve te klasave te pesta. Testet do te korrigjohen nga çdo Drejtori Arsimore. Pavarësisht rezultateve te nxënësve, nuk ka penalitete ndaj tyre per te kaluar ne klasën e gjashte. Por gjithsesi çdo nxënës vlerësohet me note, prindërit dhe shkollat mësojnë arritjet e fëmijës ne 5 vjet, por edhe punën e mësuesve te arsimit fillor.