Ndalohen dy persona për grabitjen e prokurorisë në Durrës - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Policia e Durrësit ka ndaluar dy persona të dyshuar në lidhje me grabitjen e Prokurorisë së Durrësit një ditë më parë.



Të arrestuarit janë Artur Isa 49 vjeç dhe Besnik  Bushi  54 vjeç të dy persona me precedentë penal.

Ndërkohë uniformat blu kanë ndaluar edhe rojen private të prokurorisë, Nias Lena 56 vjeç, i cili akuzohet per shpërdorim detyre.

Ndalimi i dy autorëve të dyshuar është bërë me urdhër të organit të Akuzës.



Sipas policisë Isa dhe Bushi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet kanë hyrë në zyrat e prokurorisë dhe kanë vjedhur, dëmtuar dokumentet dhe kanë ndërhyrë në sistemin kompjuterik.



Agresorët morën kompjuterin dhe dosjet e shefit të njësisë task force, Afrim Shehu. Burimet bënë të ditur se ato lidhen me hetimet ndaj krimit të organizuar.