Ora News - Shqipëria, Mali i Zi e Kroacia bëhen bashkë për pastrimin e Adriatikut

2018-05-25 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nëse deri dje Shqipërisë i vinin nota kritike nga Kroacia për ndotjet që përmes bregdetit përfundonin në këtë shtet, sot palët do të jenë pjesë e një bashkëpunimi të ndërsjelltë për çështjen e pastërtisë së Adriatikut.

Bashkëpunimi që ka ulur në një tryeze vendet e rajonit, me asistencë të Bashkimit Europian, synon të gjejë zgjidhjet afatshkurta dhe ato afatgjata, për një bregdet dhe territor të pastër.

Ornela Çuçi: "Sot vijmë me lajmin e mirë nga Bashkimi Europian që pjesë e këtij bashkëpunimi janë interesuar që të jenë Sllovenia dhe Bosnja e Hercegovina. Në këtë mënyrë për herë të aprë të 5-të shtetet bëhen bashkë që te kemi një projekt të madh, i cili do të opastrojë njëherë e përgjithmonë të gjitha problemet që kemi në detin Adriatik."

Aksioni që do të ndërmerret në terren i ka të qarta pikat e ndërhyrjes, ndërsa paralelisht numri dy i ministrisë së mjedisit, sqaron se për shkelësit e ligjit nuk do të mungojnë masat ndëshkimore me gjobë.

Ornela Çuçi: "Leja mjedisore është ajo që do të përcaktojë nëse ky biznes do të funksionojë ose apo jo. Nëse do të funksionojë do të bëhet në përputhje dhe vetëm me lejen mjedisore."

Tryeza e diskutimit e mbajtur në Shkoder me përfaqësuesit e këtyre organizmave është hapi i parë i një projekti që synon në të ardhmen e afërt të përfitojë edhe fondet përkatese nga Bashkimi Europian.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shqiperia-mali-i-zi-e-kroacia-behen-bashke-pastrimin-e-adriatikut