Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri, Edi Rama, apeloi qytetarët që të ndërgjegjësohen për të mbajtur pastër mjedisin.
Shefi i qeverisë tha se patriot i mirë është edhe mbrojtësi i mjedisit të përbashkët nga pisllëku që ai vetë krijon.
Rama: Gjithkush prej nesh duhet ta kujtojë se i gjithë ky aktivitet, me kaq shumë elementë dhe kaq kompleks, që zhvillohet gjatë sezonit të verës për momentin, sepse ne duam ta shtrijmë më tutje, edhe gjatë sezoneve të tjera dhe që ka një impakt kaq të rëndësishëm ekonomik dhe social, prej të cilit mundësitë për të krijuar vende të reja pune janë të jashtëzakonshme, duhet të nisë nga ?A?-ja, që është pastërtia.
Flasim shumë ne për flamurin e për atdheun, për Shqipërinë e për ardhmërinë, shpërthejmë në ndjenjat tona atdhetare, qoftë kur shohim Kombëtaren e futbollit, qoftë kur është fjala për të thënë fjalë jo fort pozitive për një fqinj këtu, apo një fqinj atje, sa herë që krijohet një situatë ku për 1001 arsye mund të ndihemi të provokuar, por ne harrojmë që gjesti i parë antipatriotik i një individi është kur merr atë që ka në dorë si mbetje nga konsumi dhe e hedh në tokë. Ne harrojmë që hapi i parë, çdo ditë, i gjithkujt që është një patriot i mirë është që të jetë edhe mbrojtësi i mjedisit të përbashkët nga pisllëku që ai vetë krijon.
Deklaratat Rama i bëri në lançimin e projektit ?Smile Albania? dhe rezultatet e operacionit ?Clean & Grean?.
Kryeministri tha se pastrimi i territorit nuk zgjidhet vetëm me aksione, duke theksuar se në shumë raste është dashur që të rikthehen dy, tre e katër herë për të pastruar të njëjtin vend.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-leksion-patriotizmin-mbroni-mjedisin-nga-pislleku-qe-vete-krijoni